Lajme
Digjen 50 hektarë pyje në Godanc të Drenasit, policia jep detaje
Demokracia
09:56 | 14 Prill 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth 50 hektarë pyje janë djegur në fshatin Godanc të Drenasit, raporton Demokracia.com.

Tutje thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në orën 20:30.

“Është raportuar se rreth 50 hektarë mal janë duke u djegur. Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit, për shkak të terrenit të pa përshtatshëm nuk mund të intervenojnë me automjete, por vetëm me pajisje dore”, thuhet në raport./Demokracia.com/

Të ngjashme