Lifestyle
Dieta “e gabuar” e prindërve që i lë fëmijët më të shkurtër dhe u dobëson kockat
Demokracia
17:31 | 25 Maj 2023

Share:

Fëmijët që ndjekin dieta vegjetariane janë më të shkurtër në gjatësi dhe kanë kocka më të dobëta. Ky është rezultati i një studimi të ri. Në mënyrë të veçantë, studiuesit zbuluan se fëmijët e moshës 5 deri në 10 vjeç që ushqeheshin me dieta me bazë bimore ishin mesatarisht 3 centimetra më të shkurtër se ata që hanin mish.

Përveç kësaj, kockat e tyre ishin më të vogla dhe më pak të forta, për pasojë ishim më të rrezikuar për fraktura ose osteoporozë në një të ardhme jo shumë të largët.

Studimi ekzaminoi 187 fëmijë të shëndetshëm të moshës 5-12 vjeç, nga të cilët 115 ndoqën një dietë vegjetariane dhe 72 hëngrën gjithçka. Siç tregohet nga rezultatet, fëmijët në dietë vegjetariane ishin mesatarisht 3 cm më të shkurtër, kishin 4-6% më pak përmbajtje kockash dhe më shumë se tre herë më shumë shanse për të pasur mungesë të vitaminës B12 në krahasim me fëmijët që hanin gjithçka.

Studimi i mjekëve në Institutin Great Ormond Street të Shëndetit të Fëmijëve në Kolegjin Universitar të Londrës thekson se prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e dietave vegjetariane dhe se fëmijët që ndjekin dieta të tilla duhet të marrin suplemente të vitaminës B12 dhe D për të reduktuar pasojat e mundshme afatgjata shëndetësore.

Të ngjashme