Futbollisti suedez Zlatan Ibrahimovic i kushton vëmendje të madhe ushqyerjes. Sekreti i suksesit të tij, veç të tjerash, qëndron tek një dietë e rreptë.
Ashtu si Cristiano Ronaldo, edhe Ibra i kushton rëndësi dietës, por edhe mënyrës së përgatitjes së ushqimit, e cila matet saktësisht me gram.
Dieta e Zlatanit përbëhet nga mishi i bardhë, viçi i thatë dhe perimet e freskëta, ndërsa ushqimi i ngrirë, akullorja dhe makaronat janë të ndaluara në menynë e tij. Dieta e Ibrës kërkon shumë karbohidrate të cilat Zlatan i merr përmes drithërave dhe jo makaronave si shumica e futbollistëve.
Sigurisht që nuk e tepron me karbohidratet sepse i pëlqen që pesha e tij të jetë nga 92 deri në 94 kilogramë.
Ai respekton këshillat e nutricionistëve italianë që i janë sugjeruar gjatë kohës që luante për Juventusin, e që janë tetë bajame në ditë – ato janë të pasura me magnez dhe yndyra të shëndetshme, shkruan “Daily Mail”, përcjell Demokracia.com
Në të kaluarën, suedezi kishte probleme me personat që merreshin me ushqim në klubet ku luante, ndaj sipas mediave europiane, mes tij dhe shefit të kuzhinës ka shpërthyer një sherr në Paris.
Me sa duket, Zlatan ‘u egërsua’ për shkak të mungesës së frutave dhe perimeve të freskëta në qendrën stërvitore, për të cilën shefi i kuzhinës u përgjigj se nuk mund ta përballoja për shkak të buxhetit të kufizuar për ushqim në klub ?!
Ibra nuk e besoi këtë dhe dërgoi një kuzhinier për të shkuar në dyqanin lokal për të blerë ato çfarë i duheshin. /Demokracia.com