Lajme
Diell, vranësira e rrufe: Moti për sot
Demokracia
08:08 | 02 Korrik 2024

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9m/s”, njofton IHMK

Edhe vendet e rajonit dje dhe sot kanë qenë të përfshira nga një stuhi mjaft e madhe.

Të ngjashme