Lajme
Diell dhe pjesërisht vranët, parashikimi i motit për nesër
Demokracia
15:39 | 16 Korrik 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e IHMK thuhet se se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

“Parashikimi i Motit për ditën e diele, 17.7.2022! Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, Vranësirat në viset e larta kanë mundësi te shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatën e IHMK-së.

Të ngjashme