Sulmuesi brazilian, Diego Costa është filmuar duke vozitur një traktor rrugëve të Brazilit.
Në pamjet e shpërndara gjithandej në rrjetet sociale, Costa shihet me disa fëmijë brenda në traktor, përcjell Demokracia.com.
Tifozët janë mësuar të shohin futbollistë të profilit të lartë duke ngarë vetura sportive, por të mërkurën Costa u pa pas timonit të një traktori në kohën e tij të lirë.
https://t.co/2Ow5LEJRnM pic.twitter.com/KZJYQnHjms
— ????’? ??????? ©️™️ ⭐️⭐️ (@ShemTaborCFC) December 29, 2021
33-vjeçari u kthye në atdheun e tij në verë, pasi u largua nga gjigantët spanjollë, Atletico Madrid në dhjetor të vitit 2020.
Costa ka fituar dy tituj të Premierligës, dy herë LaLiga si dhe Europa League mes një numri trofesh. /Demokracia.com/