Sport
Diego Costa rikthehet në Angli
Demokracia
16:38 | 01 Shkurt 2021

Share:

Gjiganti anglez “Sky Sports”, ka njoftuar sot se një nga gjashtë klubet më të mira në Premier League ka dërguar një ofertë për sulmuesin spanjoll Diego Costa, transmeton “Demokracia.com”.

Duke e gjykuar tabelën, atëherë mund të jenë Tottenham, West Ham, Leicester, Liverpool, Manchester United ose Manchester City.

Klubi pa emër ka dërgoi një ofertë për Costa deri në fund të sezonit, por lojtari dëshiron një kontratë më të gjatë dhe mbetet të shihet nëse kërkesa e tij do të plotësohet.

Gjithsesi, për të ka interes nga Turqia, Katari dhe Arabia Saudite. Costa ka qenë pa një klub që nga 1 janari, kur përfundoi kontratën e tij me Atletico Madrid. /Demokracia.com

Të ngjashme