Lajme
Die Welt: Loja e rrezikshme e Orbanit në Ballkanin Perëndimor
Demokracia
19:49 | 20 Janar 2022

Share:

Këtë të mërkurë, gazeta gjermane “Die Welt”, e përmbledh të gjithë skandalin në artikullin “Loja e rrezikshme e Orbanit në Ballkanin Perëndimor”, me titull “Së bashku me Hungarinë, një anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s mbështet aspiratën për shkëputjen e serbëve të Bosnjës. Dhe Budapesti për këtë po merr ndihmë nga Brukseli”, përcjell Demokracia.com.

Në artikull, autorja Carolina Druten kujtoi vizitën e Orbanit në Banja Luka nëntorin e kaluar dhe deklaratën e dëgjuar në Republika Srpska në atë kohë se ata “gëzojnë mbështetjen e plotë të kryeministrit Orban dhe shtetit hungarez” kur vjen puna për shkëputjen nga Bosnje e Hercegovina.

Pavarësisht krizës që kërcënon si NATO-n, ashtu edhe BE-në, Druten vlerëson se “këto shqetësime duket se nuk luajnë asnjë rol në Budapest. Orban do të bllokojë çdo përpjekje të BE për të sanksionuar Dodik. Dhe më shumë se kaq: Hungaria ka vënë në dispozicion të Republikës Serbe 100 milionë euro”.

Ky artikull në Die Welt citon analistin boshnjak Jasmin Mujanoviç të ketë thënë se “Budapest po financon një përpjekje për të shkatërruar Bosnje e Hercegovinën”.

Se çfarë i shtyu zyrtarët e Republikës Serbe të pretendojnë se Hungaria “qëndron plotësisht” pas tyre, mund vetëm të spekulohet. Por, gazeta gjermane shtron gjithashtu çështjen e rolit të Komisionerit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhely, si një “hungarez i lindur dhe një ndjekës besnik i Orbanit”.

“Në fakt, roli i tij e detyron atë të përfaqësojë interesat e përbashkëta të Unionit, jo të vendit të origjinës së tij”, paralajmëron Die Welt, duke ngrehur edhe dyshime për këtë, përcjell Demokracia.com.

Komisioneri i Zgjerimit, Varhelyi i kishte quajtur të gjitha akuzat se ai po vepronte në interes të Hungarisë, jo të BE-së, si “gënjeshtra” dhe “provë e qëndrimit anti-evropian”.

Dhjetorin e kaluar, programi turk TRT shtroi gjithashtu pyetjen “A po ndihmon BE për ‘shkatërrimin’ e BiH?”, ku theksohej sërish roli i Hungarisë dhe veçanërisht i Komisionerit për Zgjerimin e Varhelit ndaj Republikës Serbe dhe aspiratave separatiste të dëgjuara atje.

Krahas mediave, kritika dëgjohen edhe nga shoqata si Këshilli i Politikës së Demokratizimit të Berlinit, i cili në llogarinë e tij në Twitter publikoi përmbajtjen e plotë të dokumentit “sekret” të BE-së në politikën e saj ndaj Republikës Serbe dhe Bosnje e Hercegovinës. /Demokracia.com/

Të ngjashme