Lajme
“Diçka e madhe po fshihet”, Abdixhiku thotë se një qeveri e pastër do t’i hapte rrugë për Komisionin Hetimor
Demokracia
21:48 | 28 Prill 2022

Share:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur sërish për refuzimin e pozitës për themelimin e Komisionit Hetimor për energjinë.

Sipas Abdixhikut, një qeveri që thotë se është e pastër, do të hapte rrugë për formimin e këtij komision.

Ka thënë se rezistenca që po bën pozita për këtë është konfirmim se diçka e madhe po fshihet.

“Një qeveri që pretendon që është e pastër do të hapte rrugë për formimin e këtij komisioni. Pse bëhet temë ky komision, tash e dy muaj kjo çështje, për mua është habi e madhe dhe meqë bëhet temë dhe është rezistencë, është konfirmim se diçka e madhe po fshihet, prandaj po insistojmë”, ka thënë Abdixhiku në RTV Dukagjini.

Ai ka falenderuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca, që i ka dhënë të drejtë opozitës.

“Më lejo ta falënderoj pjesërisht kryetarin e Kuvendit sepse ka mbajtur një rol ndryshe dhe në fund i ka dhënë të drejtën opozitës”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme