Diana Tahiri ishte padyshim një nga banoret më të dashura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo nisi rrugëtimin që në natën e parë të spektaklit, por iu desh ta ndërprejë të martën për arsye familjare, shkruan indeksonline.
Javën e kaluar, motra e Dianës hyri për ta njoftuar se gjendja shëndetësore e babait të tyre nuk është e mirë, por që publiku vuri re se në fakt ajo mund të ketë hyrë për t’ia bërë me dije se nuk e duan Arionin.
Një ditë më pas, Diana vendosi të lëjë shtëpinë, teksa sot ka ardhur mesazhi i parë i saj që nga dalja.
Diana ka falënderuar ndjekësit dhe të gjithë përkrahësit e saj në këtë rrugëtim, që për të ka qenë ëndërr e bërë realitet.
Në mesin e rreshtave të mesazhit, megjithatë, Diana nuk ka përmendur fare emrin e personit me të cilin nisi lidhje brenda në shtëpi, Arionin.
Ky është postimi i plotë i saj:
Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.