Diamanti misterioz “The enigma” do të dalë në ankand më 3 shkurt. Ofertat për diamantin 555.55 karat do të mbyllen më 9 shkurt.
Sotheby’s sqaroi se pagesa mund të bëhet dhe me kriptomonedha. Sipas shtëpisë së ankandit bëhet fjalë për prerjen më të madhe të diamantit në botë.
Besohet se “The Enigma” mund të ketë ardhur nga hapësira. Karbonadot e kësaj strukture janë gjetur vetëm në Brazil dhe Republikën e Afrikës Qendrore dhe shkencëtarët kanë teorizuar prej kohësh për origjinën e tyre.
“Ata janë të mbuluara me mister për sa i përket origjinës ose formimit, sepse nuk ka aq shumë prej tyre të gjetura në Tokë”, tha për Reuters të mërkurën gjeologu Aaron Celestian, kurator i shkencave minerale në Muzeun e Historisë Natyrore të Los Anxhelosit.
Celestian tha se shumica e karbonadove janë rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra. Ndërsa vetë Toka daton 4.65 miliardë vjet më parë, karbonados u formuan kur pllakat e Tokës ishin ende në lëvizje dhe oksigjenimi i atmosferës po ndodhte, tha ai, përcjell euronews.al.
“Ekzistojnë gjithashtu hipoteza ndëryjore që sugjerojnë se ata u rritën në hapësirë dhe më pas ranë në sipërfaqen e Tokës.”
“The Enigma” nuk është ekspozuar më parë dhe pritet të shitet nga 4 deri në 7 milionë dollarë. Pronari i saj e ka atë për dy dekada, por pak dihet për historinë para kësaj.
Diamanti, i cili u ekspozua në Dubai javën e kaluar, u shfaq në Beverly Hills këtë javë përpara se të kthehej në Londër për ankand.