Lajme
Dialogun me Serbinë dhe zhvillimet në veri, Kurti flet me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë
Demokracia
16:00 | 14 Gusht 2023

Share:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, që po shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe këshilltari i Presidentit Erdogan, Sabri Demiri.

Zyra e Kryeministrit njofton se, në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimin me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm”, thuhet në njoftim.

Krahas tyre, kryeministri Kurti njoftoi delegacionin turk, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Bozay edhe për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën në katër komunat në veri.

Të ngjashme