Lajme
Dialogu në Bruksel | Gjoshi: Zëvendësi i Kurtit nuk i ngriti si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës
Demokracia
21:50 | 21 Prill 2022

Share:

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës që në Bruksel nuk i ka ngritur shqetësimet pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. 

Ai ka thënë se para një jave Albin Kurti deklaronte se sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës po vijnë nga territori i Serbisë, kurse pas një jave e dërgoi zëvendësin e tij në dialog me Serbinë.

“Pas një jave, Albin Kurti e dërgon në Bruksel zëvendësin e tij, ekonomistin e dështuar Besnik Bislimi, për të dialoguar me Serbinë. Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur. E pashpjegueshme se si Zëvendësi i Kurtit, ka qëndruar me orë të tëra në takimin me palën serbe, por ai nuk i ka ngritur si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës.”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka thënë se Bislimi  dhe Kurti i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën.

“Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën, njejtë qysh i kanë braktisur edhe premtimet për Nënat Gjakovare, hallet e të cilave nuk po i përmendin as në Bruksel dhe as në Prishtinë.”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme