Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, temë diskutimi mes Kurtit dhe kryediplomatit grek
Demokracia
14:51 | 12 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, të dielën e 12 marsit.

Dendias nëpërmjet një postimi në Twitter bëri të ditur se me Kurtin kanë biseduar rreth zhvillimeve në dialogun Kosovë-Serbi.

“Sot u prita për një drekë nga kryeministri i Kosovës, A.Kurti në Prishtinë. Shkëmbim mendimesh mbi zhvillimet në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe rrugën Ballkani Perëndimor”, ka shkruar Dendias.

Gjithashtu, Dendias, është takuar dhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Të ngjashme