Sport
Di Maria flet pas ndeshjes: Ka një shans të madh që Messi të vijë në PSG
Demokracia
08:49 | 04 Shkurt 2021

Share:

Angel Di Maria shënoi dhe asistoi në fitoren 3-0 të Parisit ndaj Nimes, ku ai pas ndeshjes foli edhe për transferimin e Lionel Messit në skuadër.

Di Maria shënoi golin e katërt këtë sezon kur edhe i dha epërsinë klubit parisien, transmeton lajmi.net

Mirëpo, vëmendjen kryesore prej kësaj ndeshje e morën deklaratat e tij pas ndeshjes, kur edhe bisedoi për bashkëkombësin e tij, Messin.

Ai tha se shpreson që një gjë e tillë të ndodhë: “Unë shpresoj shumë. Ekziston një mundësi e madhe që një gjë e tillë të ndodhë. Duhet të jemi të qetë dhe t’i lëmë gjërat të zhvillohen”, u shpreh ai.

Kapiteni i Barcelonës akoma nuk ka marrë një vendim mbi të ardhmen e tij dhe kësisoj ai mund të largohet falas në afatin kalimtar të verës.

Të ngjashme