Cristiano Ronaldo i bleu të dashurës së tij një vilë në Madrid.
Cristiano Ronaldo nuk kursehet aspak për dhurata, aq më tepër kur bëhet fjalë për të dashurën e tij, Georgina Rodriguez.
Bizhuteri, fustane, çanta të shtrenjta dhe makina sportive, janë disa nga dhuratat për bukuroshen 27-vjeçare, por e fundit është e një tjetër dimensioni.
Futbollisti i famshëm bleu një vilë për të dashurën e tij Georgina-n me vlerë prej 2,5 milionë euro, në Madrid.
Paraqitjet e portugezit kanë qenë zhgënjyese në ndeshjet e fundit me Juventusin dhe aludimet për një largim të mundshëm të tij tashmë kanë nisur prej kohësh. Vila e fundit në Madrid sa i hedh më shumë “benzinë zjarrit” për largimin e mundshëm. /Demokracia.com/