ShowBiz
Dhurata e veçantë që ia kishte bërë nëna e Ilir Shaqirit, Albrightit
Demokracia
23:07 | 24 Mars 2022

Share:

Në vizitën e Albright të vitit 1999 asaj i ishte bërë një dhuratë e veçantë, që ishte veshja e nusërisë e nënës së këngëtarit të njohur, Ilir Shaqiri.

Këtë e ka treguar edhe një herë legjenda e muzikës shqipe përmes këtij mbishkrimi:

29 qershor, 1999

Në Fushë të Kosovës kur zonja Albright zbriti,

se ç’bënim me lirinë, erdhi të na shohë,

diçka sillte n’mendje nëna ime, askush nuk e diti,

tek hyri në rrënoja dhe u kthye ndërkohë.

Kostumin e nusërisë nga arka e djegur

e nxori e shkundi, e bëri palë-palë,

s’ka gjë së flakët diku e paskëshin prekur,

asaj, Zonjës së Qiellit, tha: dua me ja falë!

Me erën e shkrumbit mbi pëlhurë të vekut,

në emër të nënave që u martirizuan

në shesh të Prishtinës mes djemve t’dyfekut

dy vajza sorkadhe në dorë ia dorëzuan.

Ngryk e mbante zonja kostumin,

sikur nëna Hanë Kaltrinën,

teksa ligjëronte – flladiste Prishtinën!

Shkëputur nga poema “Jetëdhënësja ime”

Të ngjashme