Sport
Dhunoi tifozin autik, shoqata e njohur e fëmijëve i reagon Ronaldos
Demokracia
12:13 | 12 Prill 2022

Share:

“Save the Children” ia hoqi postin e ambasadorit të bamirësisë Cristiano Ronaldos, pas incidentit të tij të shtunën e kaluar, kur i theu celularin një tifozi 14-vjeçar, pas humbjes së Manchester United ndaj Evertonit.

Ronaldo e goditi djalin auitik në dorë, në fund të lojës në “Goodison Park”, duke bërë që atij t’i fluturojë telefoni në tokë dhe të bëhej copash. 14-vjeçari është autik dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, “ka qarë dhe ka mbetur totalisht i tronditur” nga ky veprim i yllit portugez të futbollit.

“Save the Children”, e cila lufton për të mbrojtur fëmijët dhe për të siguruar që ata të ndihen të sigurt, e gjykoi incidentin kundër gjithçkaje që mbështet bamirësia.

CR7 kërkoi menjëherë falje për sjelljen e tij në rrjetet sociale: “Do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe, nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë tifoz të shikojë një ndeshje në ‘Old Trafford’ si shenjë e lojës së ndershme dhe sportivitetit”.

Një hetim i policisë së Merseyside është hapur gjithashtu për incidentin, teksa pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu mund të ndëshkohet nga Premier League. Ronaldo ishte ambasador i “Save the Children” për 10 vite.

Mamaja e 14-vjeçarit shpjegoi se Jacob nuk ishte në gjendje të flinte natën e së shtunës, se telefoni i ishte prishur dhe se kishte dhimbje brenda gishtit të madh, si dhe mavijosje të dukshme në dorë. Djali vuan nga dispraksia dhe autizmi dhe për këtë arsye ka disa probleme, si mbajtja e stilolapsit në dorë ose mbyllja e butonave dhe zinxhirëve.

“Kërkim falja ose më saktë mungesa e justifikimeve ishte ajo që më zemëroi edhe më shumë, – tha Sara. Mendova: Çfarë vrazhdësie, po u thua të gjithëve se kërkove falje dhe je në rregull. OK, e shpërndave në rrjetet sociale, por duhet t’I kërkosh falje djalit tim.

Ronaldo kishte disa orë për të menduar për këtë. Ai duhet të ishte përpjekur të na kontaktonte privatisht dhe të kishte folur me ne. Do të isha e lumtur. Për atë që ka aftësi të kufizuara është më e vështirë të shprehet dhe mund të marrë më shumë ditë për të kuptuar se çfarë ndodhi”

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024