Lajme
Dhunoi fizikisht gruan dhe fëmijët, i dyshuari në kërkim policor
Demokracia
11:47 | 17 Dhjetor 2022

Share:

Një grua ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.

Në raportin 24 orësh thuhet se vktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.

“DHUNË NË FAMILJE/ Lipjan 16.12.2022 – 16:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë fizike ndaj saj dhe dy fëmijëve të tyre. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për këtë është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe Qendra për Punë Sociale”.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është futur në kërkim policor deri në arrestimin e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme