Lajme
Dhunohet një vajzë nga ish i dashuri, i dyshuari në arrati
Demokracia
09:48 | 01 Prill 2022

Share:

Është raportuar se një vajzë është dhunuar nga ish i dashuri i cili më pas është larguar dhe gjendet në arrati, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Sipas Raporti të Policië së Kosovës, thuhet se viktima është dërguar për ekzaminim në mjekësinë ligjore.

“Prishtinë, 30.03.2022 – 15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor në mjekësinë ligjore. I dyshuari ende gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e PK-së./Demokracia.com/

Të ngjashme