Lajme
Dhunohet një vajzë në Istog
Demokracia
08:56 | 23 Nëntor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që është raportuar në Istog.

Sipas njoftimit rasti kishte ndodhur para një muaji e gjysmë ndërsa tani policia ka intervistuar viktimën. Prokurori i rastit është duke e hetuar rastin, përderisa nuk raportohet për të arrestuar.

“Është raportuar se ka ndodhur një rast i dhunimit. Njësitë policore kanë intervistuar viktimën që deklaruar se para një muaji e gjysmë ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njoftoj policia.

Të ngjashme