Lajme
Dhunohet një vajzë në Fushë Kosovë, prokurori liron të dyshuarin
Demokracia
09:20 | 19 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë është dhunuar më 22 gusht 2022, por viktima të premten e kishte raportuar rastin në polici.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin.

“DHUNIM/Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme