Lajme
Dhunohet një shtetase e Shqipërisë në një shtëpi të pabanuar në Pejë
Demokracia
09:40 | 09 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhunimi që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë.

DHUNIM/Pejë, 08.07.2023 – 20:00. Viktima femër r/shtetase e Shqipërisë e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar rastin se në një shtëpi të pa banuar ishte dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull r/shtetas i Shqipërisë. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktima të dërgohet te mjeku për ekzaminim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në raportin e PK-së.

Siç bënë të ditur Policia lidhur me ngjarjen është njoftuar edhe prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024