Lajme
Dhunohet një femër në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
Demokracia
09:38 | 09 Nëntor 2022

Share:

Dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.

Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe dje në Prishtinë.

Policia njofton se një person është arrestuar pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një femër.

“Prishtinë 08.11.2022 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./ Demokracia.com/ 

Të ngjashme