Një rast i dhunimit është raportuar mbrëmë në qytetin e Gjakovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në Gjakovë është raportuar një rast i dhunimit dhe rastin në polici e ka raportuar vetë viktima, shkruan Demokracia.com.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, viktima para disa ditëve kishte shkuar për vizitë te nëna e saj dhe një mashkull e kishte dhunuar atë dhe dhuna ndaj saj ka ndodhur në mënyrë sistematike.
“Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
DHUNIM
Gjakovë 10.07.2022-22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se, para disa ditëve kur kishte shkuar tek nëna e saj për vizitë, i dyshuari mashkull kosovar e kishte dhunuar dhe sipas viktimës kjo ka ndodhur në mënyrë sistematike.
Viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa njësitet policore në konsultim edhe me prokurorin janë duke hetuar rastin. /Demokracia.com/