Lajme
Vdes një grua në rrethana të dyshimta në Spitalin e Prizrenit
Demokracia
09:50 | 11 Korrik 2023

Share:

Një femër është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit, e cila më pas ka ndërruar jetë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:47.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i saj i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit viktima femër kosovare, mirëpo e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme