Lajme
Dhunohet e sulmohet seksualisht një femër në Gjakovë, arrestohet njëri nga të dyshuarit – tjetri në arrati
Demokracia
09:32 | 16 Gusht 2023

Share:

Një femër ka raportuar se është dhunuar dhe sulmuar seksualisht në periudha të ndryshme kohore.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 23:10, në Gjakovë.

Tutje në raport thuhet se është arrestuar njëri nga të dyshuarit për sulm seksual, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ndaj saj janë kryer veprat e lartcekura nga dy të dyshuar të ndryshëm, në periudha të ndryshme kohore, ku si rredhojë nga njësitë policore njëri nga të dyshuarit (për sulm seksual) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i dytë ndodhet në kërkim policor ku sipas informacioneve ndodhet jashtë vendit”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, lidhur me rastin me vendim të prokurorit viktima femër kosovare pas intervistimit është dërguar për kontroll mjekësor. Rasti nën hetime.

Të ngjashme