Lajme
Dhunimi i të miturës në Ferizaj, Prokuroria kërkon të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin
Demokracia
10:23 | 15 Maj 2023

Share:

Një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht ditën e shtunë në Ferizaj, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, ndaj të cilit Prokuroria ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Vjosa Baftiu konfirmoi për Telegrafin se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

“Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, me urdhër të prokurorit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale të lartëcekur”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Policia ditën e diel njoftoi se një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht, dhe se rastin e ka paraqitur tek organet e drejtësisë.

Të ngjashme