Lajme
Dhunë në familja në Ferizaj: Njëri rrahë gruan, tjetri rrahë nënën dhe përleshet me vëllain
Demokracia
11:36 | 03 Shtator 2023
Ilustrim

Share:

Në qytetin e Ferizajt kanë ndodhur dy raste të dhunës në familje, thuhet në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

Në rastin e parë një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Ndërsa në rastin tjetër dy vëllezër ishin rrahë mes veti, ndërsa njëri nga ta dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe nënën e tyre.

Në të dy rastet, të dyshuarit për veprat penale, janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE – Ferizaj  02.09.2023 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare bashkëshorten se tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i ka ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE & SULM – Ferizaj  02.09.2023 – 18:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se janë përleshur fizikisht mes vete dhe njëri nga të dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendin të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024