Sport
Dhuna që ndërpreu derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shkupi del me një njoftim
Demokracia
16:33 | 09 Nëntor 2022

Share:

Derbi shqiptar në mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë të cilët sulmuan futbollistët mysafirë.

Po rrjedhte minuta e tetë e ballafaqimit kur Shkëndija kaloi në avantazh, teksa pas golit, disa tifozë vendas hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët kundërshtarë, me ç’rast ndeshja u ndërpre, njoftuan mediat shqiptare atje, përcjell Demokracia.com.

Pas incidenteve të krijuara, Shkupi ka dalë me një njoftim në faqen zyrtare.

Ata kanë njoftuar se vendimi final në lidhje me fatin e atij takimi do të merret nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Pas ndërprerjes së ndeshjes mes F.C Shkupi – Shkëndija, vendimi final do të meret nga ana e FFM-së”, thuhet në njoftimin zyrtar./Demokracia.com/

Të ngjashme