Ndeshja e mbrëmshme në elitën e futbollit francez ndërmjet Nices dhe Marseilles përveç futbollit, prodhoi edhe skena të dhunshme.
Tifozët vendas zbritën në fushë dhe sulmuan lojtarët mysafirë, pas përplasjes që kishin me lojtarin e njohur, Dimitri Payet, shkruan Demokracia.com.
Luan Peres dhe Matteo Guendouzi duket se e pësuan më keq nga të tjerët, ngase në disa fotografi atyre u vreheshin dukshëm shenjat e dhunës.
Peres ishte i gjakosur në një pjesë të qafës, ndërsa edhe të tjerët gjithashtu kishin lëndime në disa pjesë të trupit.
Situata u tensionua kur tifozët e Nices hodhën gjë sende në drejtim të Payet i cili iu kundërpërgjigj duke hedhur një shishe në drejtim të tifozëve nikoqir.
Pjesëtarët e sigurimit gjithashtu ndërhynë për të qetësuar situatën, megjithatë ajo kishte dalur nga kontrolli.
Kësisoj, takimi u mbyll para kohës, derisa rezultati ishte 1-0 në të mirë të Nices. /Demokracia.com