Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës sot do të mbajë konferencë për media për rritjen e çmimit të energjisë.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se konferenca do të zhvillohet nga ora 10:30.
Ndryshe Iniciativa “Asnjë cent më shumë” ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Protesta mbahet për të kundërshtuar vendimin e fundit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), e cila ka miratuar një rritje të tarifave të rrymës prej 15%, që do të hyjë në fuqi nga data 1 maj.
Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, ka deklaruar se shkaktari kryesor i kësaj rritjeje është çmimi që ka pësuar rryma në bursat ndërkombëtare të energjisë elektrike.
Kjo protestë vjen pas reagimeve të shumta nga qytetarët, të cilët shprehin shqetësimin për ndërlikimet që mund të sjellë kjo rritje për buxhetet e familjeve kosovare.