Lajme
Dhoma e Përfaqësuesve fajëson Trumpin për të dytën herë
Demokracia
10:58 | 14 Janar 2021

Share:

Donald Trump është bërë Presidenti i parë në historinë e Sh.B.A.-së i cili u fajësua dy herë nga Dhoma e Përfaqësuesve, pasi u akuzua për “nxitje të kryengritjes” gjatë sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar.

Ndryshe nga hetimi i tij i parë, ky votim pati mbështetjen e të paktën një grushti republikanësh.

Dhoma e Përfaqësuesve e ka fajësuar atë, duke e çuar çështjen në Senat për një hetim të vazhdueshëm por një gjë e tillë  nuk do të kryhet para se Trump të largohet nga zyra më 20 janar dhe senatorët mund të votojnë për ta ndaluar atë që të mbajë postin publik.

Në të njejtën ditë  kur Joe Biden do të betohet si President.

Trazirat ndodhën pasi Trump u tha mbështetësve në një tubim në Washington DC “ Fight like hell” (që nënkupton të përdorësh të gjithë fuqinë ose përpjekjen e dikujt për të luftuar kundër diçkaje) kundër rezultatit të zgjedhjeve të nëntorit.

 

Të ngjashme