Para pak minutave ka nisur ndeshja e parë e rrethit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës mes Inter Turkut dhe Dritës në Finlandë.
Aktualisht po rrjedhë minuta e 5-të e takimit dhe rezultati është i barabartë 0:0, shkruan Demokracia.com.
Gazeta Olle ka publikuar pamjet nga stadiumi “Veritas” në Turku ku shihen dhjetra tifozë të Dritës që janë të pranishëm në stadium për të përkrahur ekipin gjilanas.
Distanca e largët mes Kosovës dhe Finlandës nuk i ka penguar që edhe disa tifozë të Dritës të udhëtojnë për këtë sfidë./Demokracia.com/