Lajme
Dhjetra të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së glacierit në Indi
Demokracia
16:50 | 07 Shkurt 2021

Share:

Dhjetëra njerëz janë zhdukur dhe dyshohet të kenë vdekur pasi një glacier nga Himalajat u përplas në një digë dhe shkaktoi një përmbytje të madhe në Indinë Veriore.

Diga e thyer bëri që uji të derdhej nëpër një luginë në shtetin Uttarakhand dhe si pasojë shkaktojë përmbytje.

Fshatrat janë evakuuar, por zyrtarët paralajmëruan se deri në 150 persona mund të kenë qenë viktima të përmbytjes.

Të paktën tre trupa janë gjetur dhe 150 njerëz janë regjistruar si të zhdukur, tha një zëdhënës policie, shkruajnë mediet e huaja, transmeton Demokracia.com

Shumica e atyre që ishin zhdukur ishin punëtorë në projektet e energjisë pranë digës së prishur në zonën e Tapovan.

Ekipi i emergjencës arriti të shpëtonte 16 punëtorë të cilët ishin bllokuar brenda një tuneli që ishte mbushur me mbeturina.

Kryeministri i Uttarakhand, Trivendra Singh Rawat, tha se ekipet policore dhe ato të ushtrisë ishin “duke bërë çmos për të shpëtuar jetën e punëtorëve”.

“Niveli i ujit të lumit tani është një metër (3.2ft) mbi normalen, por prurja po zvogëlohet,” tha Singh Rawat.

Shteti fqinj i Uttar Pradesh ka vendosur disa zona buzë lumit në gatishmëri të lartë për përmbytje.

Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë e shkaktoi ortekun akullnajor të dielën në Uttarakhand. Por shteti, në Himalajet perëndimore, është i prirur të shkaktojë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Rreth 6,000 njerëz besohet të jenë vrarë në përmbytjet në qershor 2013 të cilat u shkaktuan nga shirat e mëdha./Demokracia.com

Të ngjashme