Ukraina thotë se ka zbuluar një tjetër varr masiv pranë Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti, shkruan BBC, transmeton Demokraica.com.
Nuk ka asnjë konfirmim të pavarur, por një numër varresh masive janë gjetur deri më tani në zonat përreth Kievit.
Ushtria ruse e kishte pushtuar zonën për javë të tëra ndërsa rrethonte kryeqytetin ukrainas.
Kujtojmë se për krimet e dyshuara të luftës ka pasur një dënim ndërkombëtar për Moskën.
Ndërsa Moska mohon të ketë shënjestruar civilët./Demokracia.com/