Një vëzhgues i kërkimeve për dhunën e luftës, me qendër në Londër, tha në një studim të ri të mërkurën, se dhjetëra fëmijë afganë u vranë gjatë aksioneve ushtarake nga forcat britanike dhe qeveria pagoi mesatarisht njëmijë e 884 dollarë për çdo vdekje.
Sipas raportit, është konfirmuar se 64 fëmijë afganë vdiqën në aksione që përfshinte ushtrinë britanike nga 2006-2014, rreth katër herë më shumë se sa mendohej më parë. Organizata tha se numri aktual i vdekjeve mund të jetë deri në 135.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha më parë se 16 fëmijë afganë vdiqën pas aksionit ushtarak britanik.
Organizata, e cila analizoi pagesat e kompensimit për familjet afgane, tha se të dhënat përtej 64 vdekjeve të konfirmuara të fëmijëve nuk ishin të qarta. Informacioni në ato raporte përmendte terma të tillë si “bir”, “bijë” ose “nip”, pa konfirmim të moshës.
“Sigurisht, është e mundur të jesh djalë, vajzë ose nip i rritur, por Afganistani ka një popullsi të re, mosha mesatare është 18 vjeç, kështu që gjasat që fëmija i dikujt të jetë i mitur është e lartë”, thuhet në raport. “Edhe nëse vetëm gjysma e këtyre viktimave shtesë do të ishin nën 18 vjeç, kjo do ta sillte numrin e fëmijëve të vrarë nga forcat britanike në 100”.
Raporti vazhdoi duke thënë se nuk gjeti prova që forcat britanike të synonin në mënyrë specifike fëmijët në incidente.
Një raport i vitit të kaluar nga “Action on Armed Violence” tha se Britania pagoi 944 mijë e 348 dollarë si kompensim për pothuajse 300 vdekje civile gjatë konfliktit në Afganistan. Në atë kohë, ai përfshinte 86 fëmijë dhe 203 civilë të rritur.