Lajme
Dhjetë të vdekur nga shembja e ndërtesës 10-katëshe në Iran
Demokracia
12:03 | 24 Maj 2022

Share:

Dhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shembja e një ndërtese të papërfunduar në jugperëndim të Iranit, tha Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane.

Ekipet e shpëtimit punuan gjatë natës për të nxjerrë dhjetëra njerëz të ngujuar nën rrënojat e ndërtesës me zyra, raportuan mediet shtetërore.

Prokurori lokal, Hamid Maranipour, tha se pronari i ndërtesës dhe kontraktuesi për ndërtimin e saj janë arrestuar. Zyrtarët thanë se po e hetojnë shkakun e shembjes.

Të ngjashme