Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.
Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
11 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Në 24 orët e fundit janë dhënë 70 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.819 doza të vaksinës.
ℹ️Deri më sot 823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ️Deri më sot janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ️Nga 281 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ️Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 46./Demokracia.com/