Dhjetë persona kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19 në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga dy mijë 143 testime të bëra për COVID-19, dhjetë qytetarët kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa janë shëruar 16 persona.
Njoftimi i plotë:
06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.
Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.
Në total numri i rasteve aktive është 152. /Demokracia.com/