Lajme
Dhjetë pacientë në Infektivë, asnjë në spitalet e përgjithshme
Demokracia
12:08 | 02 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë me Covid-19, ndërsa në QKUK 10 pacientë janë duke marrë trajtim.

Në njoftimin e SHKSUK-së thuhet se katër pacientë janë të konfirmuar me Covid-19, kurse gjashtë të tjerë post-Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Spitalet e përgjithshme nuk kanë pacientë me Covid-19, në QKUK, 10 pacientë

Në spitalet e përgjithshme nuk ka pacientë të shtrirë nga Covid-19, kurse në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës janë të shtrirë 10 pacientë, 4 nga ta të konfirmuar me Covid-19, kurse 6 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi  3 pacientë, kurse  në Mjekim Intensiv, 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 9 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient /Demokracia.com/

Të ngjashme