Kuriozitete
Dhëndri u ofron dasmorëve kokainë në Serbi, “i gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”
Demokracia
10:40 | 31 Korrik 2022

Share:

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, të ftuarit e një dasme në Serbi shihen duke kënduar këngën “I gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”, dhe në të njëjtën kohë duke marr kokainë.

Ajo që ra në sy ishte konsumimi transparent i kokainës nga të ftuarit.

Teksa në sallën e festave tingëllonte kënga “Gjithë fshati mbush hundët me të bardhë”, dhëndri vendosi t’u ofronte të ftuarve kokainë. Siç shihet në video, ka një sasi të konsiderueshme të drogës  në tabaka dhe të ftuarit janë mbledhur rreth dhëndrit dhe presin të gjithë në radhë për të marrë nga një vijë.

Edhe nusja dhe një grua e moshuar, që supozohet se është nëna ose vjehrra e saj, po merrnin kokainë nga një tabaka së bashku.

Të ngjashme