Lajme
Dhëndri i Trumpit sot viziton Shqipërin
Demokracia
08:29 | 17 Maj 2025

Share:

Të premten në emisionin “Edicioni Special”, opinionisti Mentor Nazarko tha se sot Shqipërinë do ta vizitojë dhëndri i presidentit të SHBA-së, Donlad Trumpit.

Sipas Nazarkos, dhëndri i Trumpit sot merr pjesë në një konferencë evropiane.

“Dhe për të mos u mjaftuar vetëm me cilësorin dhëndër, është Këshilltari Informal i Presidencës Trump, që qëndron mbrapa negociatave që çuan në firmosjen e dy marrëveshjeve të mëdha midis ShBA-së dhe Arabisë Saudite, në vlerë 1 trilion dollarësh”, tha Nazarko.

Ndër të tjera, opinionisti e cilësoi Shqipërinë si një lloj kryeqendre të politikës evropiane, pas Samiti të djeshëm të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, dhe morën pjesë 47 liderë nga Evropa.

Të ngjashme