Lajme
“Dhembja është e madhe, pajtimi na nderon”, pajtohen familjet pas varrimit në Pejë
Demokracia
16:41 | 18 Shtator 2023

Share:

Dita e shtunë ishte e kobshme për familjen Shala në Pejë.

Në aksidentin me fatalitet që ndodhi në fshatin Ozdrim, mbetën të vdekur dy këmbësorë, anëtarë të kësaj familje, ndërkaq një person tjetër, nga e njëjta familje është lënduar rëndë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Avdi dhe Fadil Shala të cilët humbën jetën tragjikisht.

Pas ceremonisë së varrimit, Haradinaj ka ngushëlluar familjen dhe ka bërë të ditur se dy familjet kanë shtrirë dorën e pajtimit.

“Dhembja është e madhe dhe shumë e rëndë, por ju ia keni lënë një nder vetes e familjes, andaj qofshi të nderuar për jetë e mot e qofshi bashkë”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme