Sport
Devolli gjen arsyen e humbjes së Drenicës në Prishtinë
Demokracia
15:36 | 13 Shkurt 2021

Share:

Prishtina ka vazhduar me formë të mirë. Pas dy fitoreve ndaj Dritës, një në Superkupë dhe një në Kupë, bardhekaltrit sot e kanë mposhtur edhe Drenicës në kampionat me rezultat 3:1, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli pas ndeshjes për “Art Sport” ka thënë se fusha e mbuluar me borë dhe e ngrirë pamundësoi të zhvillohet ndeshje dhe kjo ishte arsye e humbjes.

“Unë e di që me rregullore në fushën me borë do të duhet të ishte topi i kuq. Fusha ishte edhe ngrirë e cila e pamundësonte zhvillimin e ndeshjes dhe për tu zhvilluar ndeshje është dashur të ishte borë e shkrirë për të mos pasur lëndime të futbollistëve, pasi ne kemi investuar shumë në këta futbollistë”, ka deklaruar Devolli.

Drenica këtë edicion synimin e vetëm e ka mbetjen në elitën e futbollit kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme