Sport
Detajet të reja zbulohen nga plaçkitja që u bë në shtëpinë e Di Marias
Demokracia
15:49 | 16 Mars 2021

Share:

Mesfushori argjentinas, Angel Di Maria vazhdon të kalojë momente ankthi pas asaj që i ndodhi dy ditë më parë në shtëpinë e tij kur hajdut u futën me dhunë, transmeton Demokracia.com.

Më herët u tha se anëtarët e familjes u mbajtën peng por në realitet kështu nuk ka ndodhur edhe pse gruaja dhe fëmijët ishin në shtëpi, derisa yllit argjentinas ishte duke luajtur në sfidën PSG – Nantes në kampionatin francez.

Sipas asaj që raportohet nga “Le Parisien”, gruaja dhe fëmijët e Di Marias nuk i kishin parë dhe as dëgjuar grabitësit, të cilët vepruan në lirshmëri të plotë gjatë plaçkitjes së kasafortës, falë çelësave të lënë pa kujdes aty nga çifti.

Orë dhe xhevahire të çmuara, për një vlerë totale rreth 500 mijë euro, kanë përfunduar në duart e grabitësve, ende të paidentifikuar. /Demokracia.com

 

Të ngjashme