Lajme
Detajet nga Ohri| Stano: Takimi mund të përfundojë pasdite ose në mbrëmje
Demokracia
15:01 | 18 Mars 2023

Share:

Zëdhënësi për Punë të Jashtme i Bashkimit Evropain, Peter Stano, ka folur para gazetarëve që prej disa orësh po presin në Ohër përfundimin e takimeve mes ndëmjeteësuesve evropianë me Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidentin serb, Aleksandër Vuciq.

Stano ka thënë se, sic është paraparë, konferencën me gazetarë pas takimeve do ta mbajë Kryediplomati evropian, Josep Borrell. Por, zëdhënësi thotë se nuk dihet se kur do të përfundojnë diskutimet.

“Në fund takimit, do të vijë këtu. Nuk e dimë kohën, nuk e dimë sa zgjasin takimet, por do t’ju informojmë”, ka thënë Stano.

Sipas Stanos, fundi i negociatave të sotme mund të jetë “dikur vonë pasdite, ose në mbrëmje”.

Ai po ashtu potencoi se pas takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të dalë në një konferencë për media, në të cilën nuk do të pranohen pyetjet.

Stano ka dhënë detaje mbi shpërndarjen e materialeve vizuele të takimeve që po zhvillohen në Ohër.

Ai nuk ka pranuar të flasë mbi rrjedhjen e takimeve dhe nuk ka dhënë detaje mbi atë se çfarë ndodhë në takimet mes palëve.

Në këtë takim pritet të nënshkruhet propozimi i BE-së për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimet e para kanë nisur në orën 10:30.

Fillimisht Borrell dhe emisari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajcak kanë folur me Presidentin serb, e më pas me Kryeministrin Kurti. Është paralajmëruar që më vonë të ketë një takim mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Në Ohër po qëndron edhe emisari special amerikan, Gabriel Escobar, në cilësinë e vëzhguesit të procesit.

Të ngjashme