Lajme
Detajet e përplasjes zinxhirore pranë Budapestit: Stuhia e rërës bllokoi rrugët, të paktën 19 automjete u dogjën, 36 persona u plagosën
Demokracia
19:25 | 11 Mars 2023

Share:

Më shumë se 40 kamionë dhe vetura janë përplasur sot në kilometrin 26 të autostradës M1, në anën që të çon në dalje të Budapestit, ndoshta për shkak të një stuhie rëre.

Menjëherë pas përplasjes ka rënë zjarri, transmeton Demokracia.com.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë djegur 19 automjete, si dhe kanë mbetur të plagosur gjithsej 36 persona, njëri prej të cilëve ka marrë dëmtime dhe është në rrezik për jetën.

Trembëdhjetë persona pësuan lëndime të rënda. Autostrada është e mbyllur në të dy drejtimet.

Për momentin nuk ka shkaqe zyrtare të aksidentit, por sipas raportimeve të para, në momentin e përplasjes ka pasur një stuhi rëre në autostradë, e cila mund të zvogëlojë ndjeshëm dukshmërinë.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, edhe kur ka nisur operacioni i shpëtimit, në zonë ka pasur shumë pluhur.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, policie dhe ambulanca. Siç raporton M1 News, aty kanë mbërritur dhjetë autoambulanca dhe tre helikopterë.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:25, ku janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 vetura, shkruan News.ro.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në aksident janë djegur 19 automjete, si dhe kanë mbetur të plagosur gjithsej 36 persona, një prej të cilëve ka marrë dëmtime dhe është në rrezik për jetën, ndërsa 13 persona kanë marrë lëndime të rënda.

Siç raporton M1 News, në vendngjarje kanë mbërritur dhjetë autoambulanca dhe tre helikopterë të shpëtimit.

“Sipas informacioneve të para aktualisht po trajtohen 25-30 persona të lënduar, por këto nuk janë ende shifrat përfundimtare, disa automjete kanë marrë flakë. Për momentin hetimet për të lënduarit janë ende në vazhdim, deri më tani reagimet e para kanë qenë se rreth gjysma e të plagosurve janë më të rëndë, e gjysma tjetër janë më pak të lënduar, pas ndërhyrjes në vendngjarje do të mund të njoftoj. saktësisht sa janë dhe çfarë lëndimesh kanë pësuar. Për shkak të numrit të madh të të plagosurve, do t’i transportojmë në disa spitale që me ndihmën e helikopterëve të shpëtimit të mund të vendosim shumë shpejt të plagosurit më rëndë në spitale më të largëta. Planifikimi i kësaj bëhet paralelisht me kujdesin në vend”, tha zëdhënësi i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës, Pal Gjerfi, për Hiradon. /Demokracia.com/

Të ngjashme