Lajme
Detaje të reja për rastin e sulmit fizik në Podujevë, ku u denoncua Shpejtim Bulliqi
Demokracia
09:28 | 10 Shkurt 2021

Share:

Dje një shërbyes civil i Komunës së Podujevës e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin, me pretendimet se ky i fundit ka ushtruar ndaj tij dhunë fizike dhe verbale gjatë kohës sa ishte në ambulancë me nënën e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima ka pranur tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar, shkruan Demokracia.com

Rr.19 Qershori, Podujevë 09.02.2021-09:35. Viktima mashkull  kosovar  ka njoftuar se derisa ishte duke kërkuar ndihmë mjekësore për nënën e tij në shtëpinë e shëndetit në Podujevë,  nga i dyshuari mashkull  kosovar dyshohet se është sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar./Demokracia

Të ngjashme