Lajme
Detaje të reja/ Për çka u arrestua dhe si u lirua Noizy?
Demokracia
14:17 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Reperi shqiptar, Rigels Rajku i njohur me emrin artistik si Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, në bazë të një urdhër arresti.

Detaje të reja kanë dalë nga ndalimi i reperit të njohur Noizy, mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë.

Nga Gjykatës Themelore në Prishtine, në një prononcim për Gazetën Insajderi kanë treguar se reperi shqiptar u arrestuar për rastin e rrahjes me Albert Krasniqin në vitin 2016.

“Rasti ka të bëjë me rrahjen me Albert Krasniqi. Ka qenë i dënuar me një shumë prej 2 mijë euro dhe nuk e kishte paguar dhe është ndaluar në Vërmicë dhe është sjellë në Gjykatë dhe i njëjti e ka bërë pagesën dhe është liruar”, tha Mirlinda Gashi për Insajdeirn.

Lajmi për arrestimin e tij u konfirmuar edhe nga Policia e Kosovë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Sipas aktakuzës, ‘Noizy’, i ishte vërsulur fizikisht Albert Krasniqit dhe Ylber Abdullahut, pasi që i akuzuari Krasniqi dhe tani i dëmtuari Abdullahu me automjet të të dëmtuarit kishin shkuar në parking.

Të ngjashme